“Ishin duke fjetur!” Operacioni i SHBA në Venezuelë, CNN: Maduro dhe gruaja e tij u tërhoqën zvarrë nga dhoma e gjumit

Bota

“Ishin duke fjetur!” Operacioni i SHBA në Venezuelë, CNN:

Presidenti venezuelian Nicolas Maduro dhe gruaja e tij Cilia Flores, u nxorën zvarrë nga dhoma e tyre e gjumit nga forcat amerikane gjatë bastisjes që çoi në arrestimin e tyre.

Burime për CNN bëjnë me dije se çifti u arrestua në mes të natës, ndërsa po flinin. Operacioni, i kryer nga Delta Force, forca elitare e Ushtrisë Amerikane, nuk shkaktoi asnjë viktimë nga ana e SHBA-së, sipas një zyrtari amerikan.

Shtetet e Bashkuara nisën mëngjesin e kësaj të shtune një sulm të madh në disa vende në Venezuelë, përfshirë bazat ushtarake në vend.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ushtria amerikane ka “kapur Presidentin Venezuelian Maduro dhe gruan e tij, Cilia Flores, dhe i ka nxjerrë jashtë vendit “, në një aksion të kryer “në koordinim me administratën e drejtësisë amerikane”.

Trump, i cili urdhëroi sulmin, kishte ngritur në javët e fundit mundësinë e sulmeve tokësore kundër Venezuelës në emër të një “lufte kundër karteleve të drogës” dhe kishte deklaruar se ditët e Presidentit Venezuelan Nicolás Maduro ishin “të numëruara”.

Ndërkohë, Prokurorja e Përgjithshme e Shteteve të Bashkuara, Pam Bondi, njoftoi se presidenti në detyrë i Venezuelës, Nicolás Maduro, dhe bashkëshortja e tij janë akuzuar zyrtarisht në Distriktin Jugor të Nju Jorkut.

Sipas Bondi-t, Maduro akuzohet për: narco-terrorizëm, importim të kokainës, mbajtje të armëve automatike dhe pajisjeve shkatërruese dhe mbajtjen e këtyre armëve kundër SHBA-së.

Bondi theksoi se “së shpejti ata do të përballen me gjithë ashpërsinë e drejtësisë amerikane në gjykatat e SHBA-së”, ndërsa nuk dha detaje mbi akuzat ndaj bashkëshortes së tij.

Prokurorja gjithashtu falënderoi ushtrinë amerikane për operacionin e guximshëm dhe të suksesshëm, i cili solli arrestimin e dy të dyshuarve si trafikantë ndërkombëtarë droge, duke e cilësuar një ndërhyrje historike në Venezuelë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion