Burri vrau gruan dhe më pas veten në Orikum, zbardhet dëshmia e fëmijëve: Nënën e gjetëm të lidhur…

Aktualitet

Burri vrau gruan dhe më pas veten në Orikum, zbardhet dëshmia e

Është zbardhur dëshmia e fëmijëve të Sose Xhebroj, 40-vjeçares e cila u vra nga bashkëshorti ditën e djeshme në Orikum të Vlorës, e më pas ky i fundit vrau edhe veten.

Sipas dëshmisë nga një i afërm i tyre, dy fëmijët të moshës 16 dhe 19 vjeç, pasi janë përpjekur disa herë të kontaktojnë nënën e tyre ditën e djeshme në telefon dhe nuk kanë marrë përgjigje, janë nisur drejt banesës së bashku me dy shokë.

Fillimisht, djali i madh ka hyrë në në banesë dhe në katin e tretë të banesës ka gjetur nënën e tij, 48 vjeçe, pa shenja jete, dhe në qafë kishte një fashetë dhe e gjakosur.

Menjëherë vëllai i madh ka njoftuar vëllanë tjetër që ishte në makinë me dy shokët dhe më pas ata kanë njoftuar ambulancën e Orikumit, e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe ka transportuar trupin e pajetë të gruas drejt Spitalit të Vlorës, ku mjekët kanë konfirmuar se ajo kishte ndërruar jetë.

Ndërkohë që fëmijët kanë qenë në banesë, babai i tyre kishte kryer vetëvrasjen në garazh me armë zjarri.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj tragjedie familjare.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion