Zjarret në Greqi, qindra banorë dhe zjarrfikës bllokohen me flakëve

Bota

Zjarret në Greqi, qindra banorë dhe zjarrfikës bllokohen me

Zjarri në zonën e Varybobi në Greqi ka dalë jashtë kontrollit duke bllokuar qytetarë dhe zjarrfikës.

Një operacion shpëtimi me helikopter po mundohet të bëjë të mundur largimin e tyre nga zona e rrezikut.

ERT foli edhe për të bllokuarit, duke transmetuar se ata janë në vende të shpërndara ku janë pranë flakëve. Autoritetet arritën të largojnë tre persona ndërsa përpiqeshin të bënin të njëjtën gjë për një grua.

Flakët kanë bllokuar sërish qarkullimin nga Athinë-Lamia.

Ndërkohë menjëherë pas kësaj situatë kryeministri Kyriakos Mitsotakis po udhëton drejt zonës së rrezikut për të marrë pjesë në planifikimin e reagimit ndaj zjarrit të madh që po digjet në Varybobi.

 

ME TE LEXUARAT