Infektoi qëllimisht 22 persona me Covid, arrestohet qytetari

Një banor i Majorca është arrestuar për infektimin e 22 personave me koronavirus, ndërsa ai vazhdoi të shkonte në punë dhe në palestër, tha policia lokale në Spanjë.
Në fund të Janarit, policia nisi një hetim pas rritjes së numrit të njerëzve të infektuar me koronavirus në qytet ku dhe u informua se një punëtor i infektuar po fshihte sëmundjen e tij. Punëtori, emri i të cilit nuk u bë i ditur, filloi të kishte simptoma të koronavirusit, gjë që shkaktoi shqetësim në punë.
Eprori i tij këmbënguli të kthehej në shtëpi sepse ekziston rreziku i infektimit të kolegëve. Kolegët më vonë i thanë policisë se ai dukshëm kishte shenja të etheve. Njeriu i infektuar injoroi thirrjet e kolegëve të tij dhe vazhdoi punën të nesërmen, duke ecur kudo dhe duke hequr me qëllim maskën ndërsa kollitej.
Në një moment ai tha se 'donte të infektonte të gjithë rreth tij', tha policia. Më pas kolegët e shqetësuar u testuan dhe doli se pesë punëtorë ishin infektuar, dhe ata infektuan anëtarët e familjes, duke përfshirë tre foshnje.
Burri gjithashtu infektoi disa njerëz në palestër, të cilët më vonë transmetuan virusin tek të dashurit e tyre. Policia tha se burri i infektuar, infektoi 22 persona.


