I rritur në akademinë e Bayern Munchen, futbollisti i talentuar nga Kosova zgjedh të përfaqësojë Shqipërinë

Sport

I rritur në akademinë e Bayern Munchen, futbollisti i talentuar nga

Shqipëria gjatë muajve të fundit është angazhuar shumë fort për të bindur lojtarë të ndryshëm të zgjedhin kombëtaren kuqezi për ë përfaqësuar. Nëse me Nedim Bajramin e bllokoi FIFA, këtë herë FSHF ka goditur në shenjë.Trajneri Reja ka arritur të bindë një nga talentet më të spikatur shqiptarë, Meritan Shabanin. Mësohet se 22-vjeçari i rritur në akademinë e Bayern Munchen ka pranuar të përfaqësojë kombëtaren kuqezi.

Ai aktualisht është pjesë e VVV Venlo në Holandë, klub i cili e huazoi në janar nga Wolves, klubi që ka në pronësi kartonin e mesfushorit. Shabani ka kontratë me “Ujqërit” deri në fund të sezonit me opsionin e rinovimit edhe për një tjetër vit.

Ai pritet të jetë pjesë e kombëtares në miqësoret e muajit qershor, kur edhe do bëjë debutimin e tij me kombëtaren. Shabani ka lindur në Mynih të Gjermanisë dhe është me origjinë nga Kosova. Ai mund të luajë pas sulmuesve dhe si sulmues i djathtë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion