India në mëshirë të fatit, SHBA premton se do e ndihmojë në luftën kundër Covid-19

Bota

India në mëshirë të fatit, SHBA premton se do e

Prej muajsh India është gjunjëzuar nga Covid-19, duke shënuar mijëra viktima çdo ditë. Gjithashtu, India ka nevojë të theksuar për shtretër, ilaçe dhe oksigjen. Për këtë gjëndje, sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka thënë më 28 maj se Uashingtoni dëshiron ta bëjë të qartë se do të marrë hapa për t’i ndihmuar Indisë në krizën me pandeminë.

“Në ditët e para të pandemisë, India ka qenë aty për SHBA, diçka që ne kurrë nuk do ta harrojmë. Tani ne duam të sigurohemi se do të jemi aty për Indinë”, tha ai.

India në mëshirë të fatit, SHBA premton se do e

Ndërkohë që ministri i Jashtëm indian Subrahmanyam Jaishankar, që ka kaluar javën e kaluar në SHBA, me qëllim të sigurimit të ndihmës, ka qenë afër Blinkenit, teksa ky i fundit ka folur nga Departamenti i Shtetit.

Jaishankar ka thënë se India është mirënjohëse ndaj SHBA-së për “mbështetjen e fuqishme dhe solidaritetin në këtë moment shumë të vështirë për ne”. Ndërkohë në luftën kundër Covid-19, Në Indi vetëm 3% e popullësisë është vaksinuar plotësisht.

ME TE LEXUARAT