I vunë zjarrin kampit grek, dënohen me nga 10 vjet burg emigrantët

Bota

I vunë zjarrin kampit grek, dënohen me nga 10 vjet burg

Një gjykatë në Greqi dënoi me nga 10 vjet burg 4 azilkërkues nga Afganistani, të cilët një vit më parë i vunë zjarrin një qendre për pritjen e refugjatëve në ishullin e Moria.

Avokatët mbrojtës deklaruan se klientët e tyre, të cilët mohojnë akuzat” u shpallën fajtorë për zjarrvënie të qëllimshme. Mbrojtja shkoi dhe më tej duke e konsideruar të gjithë procesin të padrejtë.

Një vit më parë, zjarri në kampin e tejmbushur me refugjatë në ishullin e Lesbos la më shumë se 13 mijë persona të pastrehë. Situata u tensionua pasi refugjatët mbaheshin të izoluar, për shkak të masave anticovid që ishin vendosur.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion