I shpërndante drogë të rinjëve, e pëson keq 32-vjeçari shqiptar në Itali

Bota

I shpërndante drogë të rinjëve, e pëson keq

Policia italiane ka vënë në pranga një 32-vjeçar me origjinë shqiptare, i akuzuar se shpërndante lëndë narkotike tek të rinjtë në qendrën e qytetit. Mësohet se shqiptari u pa nga policia nga mjeti që përdor, motori i tij.

Mësohet se nga kontrollet e kryera, oficerët zbuluan se ndaj tij kishte një në urdhër arresti të lëshuar nga zyra e prokurorisë së Pavias prillin e kaluar, që duhej të shlyente një dënim prej një viti e katër muaj burgim, përveç dënimit me para prej 600 eurosh, për krime të dëmtimit të rëndë dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik. Ndërkohë, në shtëpinë e tij u gjetën dhe sekuestruan 1.52 gram marihuanë, 40 doza kokainë, si dhe një sasi shtesë të së njëjtës substancë të fshehur në kuzhinë, për një total pesha prej 37,25 gramë./JOQ

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion