Tërmeti me magnitudë 4.6 godet Greqinë, lëkundjet e forta ndjehen deri në Atikë

Bota

Tërmeti me magnitudë 4.6 godet Greqinë, lëkundjet e forta

Një tërmet me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter u regjistrua në orën 23:04, në zonën detare pranë ishullit Skyros në Greqi.

sipas Institutit Gjeodinamik, i cili publikoi të dhënat e para mbi lëkundjen, bëhet fjalë për një tërmet me intensitet të moderuar, por të ndier në një rreze të gjerë. Sipas matjeve paraprake, epiqendra e tërmetit ndodhej rreth 29 kilometra në det të hapur, në verilindje të Skyros, ndërsa zona më e afërt bregdetare ishte ajo e Kymit, në një distancë prej rreth 40 kilometrash.

Edhe pse epiqendra ishte në det, lëkundja u ndjw nga banorët e Atikës, të cilët raportuan dridhje të lehta, kryesisht në zonat lindore dhe në qendrën e Athinës.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion