Hyjnë në fuqi tarifat e Trump, pasiguri në tregjet globale, “lufta” mund të ashpërsohet

Bota

Hyjnë në fuqi tarifat e Trump, pasiguri në tregjet globale,

Pas vendimit të Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara, e cila bllokoi pjesën më të madhe të taksave të mëparshme gjithëpërfshirëse, sot kanë hyrë në fuqi tarifat e reja globale prej 10% për importet, të vendosura nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Urdhri ekzekutiv u firmos vetëm pak orë pas vendimit të gjykatës, duke aktivizuar menjëherë masën e re doganore. Kreu i Shtëpisë së Bardhë ka paralajmëruar se tarifa mund të rritet deri në 15%, por deri tani nuk ka një vendim zyrtar për ndryshimin e saj.

Gjykata Supreme vendosi se presidenti kishte tejkaluar kompetencat kur përdori Aktin e Fuqive Ekonomike të Emergjencës për të vendosur tarifa globale vitin e kaluar.

Trump argumenton se tarifat synojnë uljen e deficitit tregtar, i cili ka arritur në rreth 1.2 trilionë dollarë, duke shënuar një tjetër rekord.

Ndërkohë, reagimet ndërkombëtare nuk kanë munguar. Mbretëria e Bashkuar paralajmëroi masa reciproke nëse preket marrëveshja me SHBA-në, ndërsa Bashkimi Evropian sinjalizoi pezullim të proceseve të ratifikimit të marrëveshjeve tregtare. India shtyu bisedimet për finalizimin e një marrëveshjeje.

Ekspertët paralajmërojnë rritje të pasigurisë dhe rrezik për përshkallëzim të një lufte të re tregtare globale.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion