Hakerët e Koresë së Veriut vodhën më shumë se 650 milionë dollarë në kriptovaluta vitin e kaluar
Hakerët nga Koreja e Veriut vodhën rreth 659 milionë dollarë amerikanë të kriptovalutave në vitin 2024, sipas një deklarate të përbashkët nga Koreja e Jugut, SHBA dhe Japonia.
“Vitin e kaluar, hakerët e Koresë së Veriut vodhën 235 milionë dollarë nga shkëmbimi indian i bitcoin VazirX dhe 50 milionë dollarë nga platforma Radiant Capital.
Përveç kësaj, kriminelët kibernetikë vodhën afërsisht 374.13 milionë dollarë nga shkëmbimet e kriptove DMM Bitcoin, Upbit dhe Rain Management”, thuhet në deklaratë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Uashington, masa të rrepta sigurie për inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Trump
Kjo është deklarata e parë publike në të cilën të tre vendet kanë identifikuar së bashku përgjegjësit për vjedhjen e kriptomonedhave dhe objektivat e sulmeve.
“Tri qeveritë tona, duke përfshirë sektorin privat, po punojnë së bashku për të parandaluar vjedhjen dhe rikuperimin e fondeve të vjedhura, me qëllimin përfundimtar për të privuar Korenë e Veriut nga fitimet e paligjshme për programet e saj të paligjshme të armëve luftarake dhe raketave balistike”, shton deklarata.
Vendet theksuan gjithashtu se programi kibernetik i Koresë së Veriut përbën një kërcënim të rëndësishëm për integritetin dhe stabilitetin e sistemit financiar ndërkombëtar.