Goditi me shpullë Emmanuel Macron, gjykata merr vendimin për 28 vjeçarin francez

Bota

Goditi me shpullë Emmanuel Macron, gjykata merr vendimin për 28

Gjykata franceze ka dënuar me 4 muaj burg 28 vjeçarin Damien Tarel, i cili goditi me shpullë presidentin francez Emmanuel Macron.

Ngjarja ndodhi gjatë vizitës së Macron në rajonin juglindor të Drome, ndërkohë që 28 vjeçari u tha gjykatësve se veprimi i tij nuk ishte i paramenduar.

Tarel u akuzua për “sulm ndaj një zyrtari publik”, një vepër penale që dënohet maksimalisht me 3 vite burg dhe një gjobë prej 45 mijë euro, por Gjykata vendosi ta dënojë të riun vetëm me 4 muaj burg.

Sulmi i Tarel ndaj Macron tronditi Francën dhe u dënua nga të gjitha partitë politike. Macron më vonë e përshkroi atë si një incident të izoluar dhe tha se dhuna dhe urrejtja ishin një kërcënim për demokracinë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion