40 vjet nga rasti i parë më AIDS, ende pa vaksinë! Po vaksinat e COVID janë të besueshme?

Bota

40 vjet nga rasti i parë më AIDS, ende pa vaksinë! Po vaksinat e

Sot bëhen 40 vjet nga rasti i parë në botë i regjistruar me HIV AIDS, një sëmundje që disa dekada përpara COVID u cilësua “murtaja” e kohëve tona dhe ishte nr.1 në listën e sfidave mjekësore globale në vitet ’80-90.

Rasti i parë me AIDS u konstatua në spitalin e New York-ut, ku mjeku Michael Gottlieb trajtoi një të ri që po manifestonte simptoma të rënda që ishin të pazakonta për dikë të moshës së tij. Ai kishte probleme në frymëmarrje dhe zhvilloi pneumoni në një kohë rekord dhe sëmundja progresoi me ritme që nuk ishin standard për një 30-vjeçar (Gottlied nuk e dinte që sistemi imunitar i pacientit ishte thuajse jo-funksional).

Pas pak ditësh një tjetër pacient u hospitalizua me simptoma të ngjashme dhe Gottlied u shqetësua së tepërmi, duke qenë se edhe ai vetë ishte vetëm 33-vjeç dhe po shihte të rinj që po vuanin nga sëmundje zakonisht të rezervuara për të moshuarit.

40 vjet nga rasti i parë më AIDS, ende pa vaksinë! Po vaksinat e

Ai së bashku me kolegët kontaktuan Qëndrën për Kontrollin e Sëmundjeve ku përshkruan se çfarë kishin dëshmuar. Në datën 5 qershor 1981 gjetjet e tyre u publikuan dhe doli në dritë sesi pesë të rinj homoseksualë ishin shtruar në spital me një sistem imunitar që nuk i mbronte, teksa edhe gripi më i zakonshëm mund t’i dërgonte drejt vdekjes.

Virusi që më pas u emërtua HIV-AIDS ka marrë që prej vitit 1981 plot 33 milionë jetë. Ndonëse COVID-19 ka vepruar me shpejtësi më të madhe duke vrarë 3.7 milionë njerëz në më pak se 18 muaj ngjashmëritë mes dy sëmundjeve janë të shumta. Të dyja godasin sistemin pneumonik, fillimisht dihet pak për natyrën e tyre dhe të dyja përbëjnë rrezikun më të madh për shëndetin publik të brezit që i përjetoi.

Çuditërisht edhe në atë kohë, Dr. Antony Fauci ka qenë protagonist i diskutimeve në lidhje me riskun e HIV-AIDS dhe ka qenë një alarmist për sa u përket kostove që do të vuanim në humbje njerëzore prej saj. Fauci parashikonte se brenda 20 viteve të ardhshme 2 miliardë njerëz në botë do të humbnin jetën prej sëmundjes, një numër që rezultoi më i ulët, por me gjasa edhe falë përpjekjeve të tij për sensibilizim të medias dhe publikut.

Para 30 vjetësh dhe miliarda dollarësh investime në kërkim, pasi AIDS ishte prioriteti nr.1 së bashku me luftën kundër kancerit, u gjet kura e parë për të. Anti retrovirali i parë që ndihmonte në trajtimin e infeksionit HIV-AIDS ishte ai i quajtur “Truvada” që ishte më pak toksik se kurat e mëparshme dhe më efektiv për imunizimin dhe mbrojtjen nga humbja e qelizave të bardha të gjakut. Gjithashtu ky medikament mund të jepej edhe në tableta duke shmangur procedurat e dhimbshme dhe të pakëndshme të gjilpërave apo injeksioneve kimike që ishin testuar më parë. Ndërkohë, përgjatë kësaj kohë AIDS u mori jetën shumë njerëzve të njohur si Freddie Mercury dhe detyroi tërheqjen e shumë të tjerëve nga jeta aktive, siç ishte rasti i talentit të basketbollit amerikan Magic Johnson.

Sot për AIDS është gjetur një kurë që shmang vdekjen, por ilaç shërues ende jo dhe vaksinë për të nuk ka.

Pse ishte kaq e pamundur per shkencetarët dhe kompanitë farmaceutike apo edhe politikat e shteteve, që të realizonin një vaksinë?

Sipas Forumit Botëror Ekonomik, AIDS është një virus më agresiv dhe edhe në gjendje impotente (forma në të cilën vendosen viruset në vaksina) mund të përshtatet dhe të bëhet aktiv, çka e bën procedurën e vaksinimit të jetë me risk. Sipas Antony Fauci aftësia e AIDS për t’u adaptuar në terrene të reja bën që edhe pas miliarda dollarëve të investuar, komuniteti shkencor të mos ketë garanci se virusi është inaktiv edhe pas nënshtrimit të impotencës laboratorike.

Ndërkohë, pyetja që lind është si ka mundësi që për COVID-19 u arrit prodhimi kaq i shpejtë i vaksinës?

Shkaku primar është se koronaviruse të tipeve të ndryshme kanë ekzistuar paraprakisht dhe për këtë arsye kishim disa vaksina në zhvillim e sipër dhe studimet kërkimore ishin bërë paraprakisht. Shtojca “19” tek COVID-19 i referohet 2019-s, vitit kur u evidentua ky variant koronavirusi që fillimisht u mendua se e ka origjinën te lakuriqët e natës. Kjo u dha një avantazh shkencëtarëve dhe u kurseu kohë në prodhimin e vaksinës.

Gjithashtu, shpejtësia me të cilin virusi u përhap dhe kostot e mëdha financiare dhe njerëzore bënë që të gjitha fondet dhe energjitë e epidemiologëve të kanalizohen drejt këtij studimi për gjetjen e vaksinës, ndërkohë që ndonëse edhe AIDS u shpall emergjencë ndërkombëtare, kurrë nuk ka pasur këtë lloj alarmi dhe nevoje urgjente për ta përballur në një kohë sa më të shpejtë.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se nuk ka arsye për të qenë skeptikë për vaksinat anti-COVID19. Së pari, shqetësues është fakti që vaksinat nuk u eksperimentuan mbi 5 breza minjsh laboratori, siç e kërkon procedura standarde për të parë nëse ka efekte anësore genetike që manifestohen te pasardhësit, për shkak të urgjencës kohore. Gjithashtu shqetësues është fakti që kompanitë që kanë prodhuar vaksinat nuk janë ligjërisht përgjegjëse për efektet anësore sipas marrëveshjes të firmosur me OBSH. Pra, në rast se do të ketë efekte dytësore, asnjë qytetar, grup qytetarësh apo shtet nuk ka të drejtën ligjore për të hedhur në gjyq kompanitë dhe për të kërkuar dëmshpërblim. Ndonëse ky nuk është domosdoshmërisht indikator se vaksinat nuk janë të sigurta, rasti i vaksinës së gripit të derrit në Suedi që la me qindra njerëz me pasoja të rënda anësore është një shembull historik se përse duhet të ketë përgjegjësi ligjore për kompanitë e vaksinave. Të gjithë të dëmtuarit morën qindra mijëra euro dëmshpërblime pa të cilat kurimi dhe terapia kundër efekteve anësore do të kishte qenë e papërballueshme

Së fundmi, ajo që ndihmoi në krijimin e vaksinës COVID-19 është dhe avancimi në fushën e biologjisë molekulare dhe studimeve virologjike në nivele të paimagjinuara, qoftë edhe pak vite më parë. Është e mundshme që nëse e njëjta energji dhe të njëjtat resurse investohen për një vaksinë të ngjashme kundër AIDS, të prodhohet një e tillë, ashtu si konkludon edhe në observimet e tij Forumi Ekonomik Botëror.

Marrë nga Tirana Post

ME TE LEXUARAT