Goditet rasti i kultivimit të kanabisit në Shkodër, në pranga bien babë e bir
Lajmifundit
/
9 Prill 2026, 14:48
Bota

Policia e Shkodrës ka goditur një rast të kultivimit të kanabisit në fshatin Mali i Gjymtit, ndërsa janë arrestuar dy shtetas, babë e bir.
Në pranga ranë shtetasit P. D., 60 vjeç dhe A. D., 41 vjeç, të dy banues në fshatin Dajç, të dyshuar për kultivimin e një numri të konsiderueshëm fidanësh të dyshuar narkotikë kanabis.
Gjatë kontrollit në vendin e quajtur “Këneta”, në njësinë administrative Dajç, shërbimet e Policisë zbuluan dhe sekuestruan fidanët e sapombjellë në tokë, të cilët dyshohet se ishin kultivuar nga të arrestuarit.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


