Gjykata gjobit me 900 mln dollarë anijen që bllokoi Kanalin e Suezit

Bota

Gjykata gjobit me 900 mln dollarë anijen që bllokoi Kanalin e Suezit

Autoritetet egjiptiane kanë sekuestruar anijen masive të mallrave, e cila bllokoi Kanalin e Suezit për gati një javë muajin e kaluar, pas një mosmarrëveshje mbi dëmet financiare.

Një gjykatë egjiptiane urdhëroi pronarin japonez të anijes, Shoei Kisen Kaisha, të paguante 900 milionë dollarë dëmshpërblim si rezultat i humbjeve të shkaktuara kur “Ever Given” me flamurin panamez ndaloi trafikun detar përmes rrugës kryesore të tregtisë globale.

Fatura e majme përfshin gjithashtu tarifat e mirëmbajtjes dhe kostot e operacionit të shpëtimit, njoftoi media shtetërore, Al Ahram.

Një operacion ndërkombëtar shpëtimi punoi gjatë gjithë kohës për të zhvendosur anijen nga brigjet e kanalit.

Ajo mbeti e bllokuar në mënyrë diagonale në arterien e ngushtë, por thelbësore tregtare globale gjatë një stuhie rëre më 23 mars, duke vënë në lëvizje një përpjekje gjashtëditore nga personeli egjiptian dhe specialistët ndërkombëtarë të shpëtimit për ta zhvendosur.

Bllokimi i Kanalit të Suezit bllokoi çdo ditë ngarkesa me vlerë prej 9.6 miliardë dollarësh mes Azisë dhe Evropës. Kanali është ekonomikisht jetësor për Egjiptin, i cili humbi nga 12 deri në 15 milionë dollarë të ardhura për çdo ditë që ai ka qenë i mbyllur.

Më shumë se 400 anije u bllokuan të kalonin përmes korsisë kryesore të transportit kur Ever Given u përplas më 23 mars. Rrethanat që çuan në këtë situatë po hetohen veçmas nga autoritetet egjiptiane./a2 cnn

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion