“Kaq e poshtër je sa prishe imazhin për followers”, Tea i “përvishet” ndjekësit (foto)

Tea Trifoni vazhdon të jetë një nga personat më të sulmuar në rrjetet sociale, pas gënjeshtrës që bashkë me Andin bënë në emisionin “Përputhen”. Sigurisht, ka nga ata që e vlerësojnë dhe e komplimentojnë.
Në bashkëbisedimet e përditshme që Tea bën më ndjekësit e saj, ajo publikon shumë mesazhe, mes tyre edhe një ndjekës që i shkruan se shkatërroi imazhin e saj vetëm për famë.
“Kaq e poshtër paske qenë ti, vetëm për follower prishe imazhin tani na hedh story”, shkruan ndjekësi.

Tea i përgjigjet: Nëse do ishte për followers do kisha ruajtur imazhin që në fillim, ose më vonë do isha përpjekur ta rregulloja, por siç e ken vënë re po zgjedh të vazhdoj me jetën time dhe të bëj paqe me faktin që ana ime e historisë është po aq e vlefshme edhe nëse nuk e dinë të gjithë…
Ajo pak javë më parë u nda nga Bearti, një ish- konkurrent i “Përputhen”, me të cilin e mbajti lidhjen në fshehtësi sa ishte brenda në emision. Ajo tregoi se me të u nda nga xhelozia.


