Gjykata e Lartë në SHBA vendos kundër emigrantëve që janë futur në vend ilegalisht

Bota

Gjykata e Lartë në SHBA vendos kundër emigrantëve që

Një vendim unanim nga Gjykata e Lartë, vendosi të martën, që mijëra njerëz, të cilët jetojnë në SHBA për arsye humanitare nuk kanë të drejtë të aplikojnë për tu bërë rezident të përhershëm.

Gjykatësja Elena Kagan, anëtare e Gjykatës së Lartë, bëri të ditur se ligji federal i emigracionit nuk lejon, që njerëzit të cilët janë futur në mënyrë ilegale, të aplikojnë për Green Card (Kartën e Gjerlbërt), pavarësisht se ata zotërojnë Statusin e Përkohshëm të Mbrojtjes.

Statusi i Përkshëm i Mbrojtjes u jepet personave, që kanë ardhur nga shtete të rrënuara nga luftrat ose nga fatkeqësi natyrore. Ky status i mbron ata nga deportimi dhe u lejon të punojnë në mënyrë të ligjshme. Në SHBA ka 400 mijë persona nga 12 vende të ndryshme, që e kanë këtë status.

Vendimi i së hënës nuk prek ata shtetas, që janë futur në vend në mënyrë të ligjshme dhe më pas i është dhënë mbrojtja humanitare, por që u ka kaluar afati i vizës. Këtyre të fundit u lejohet të aplikojnë për Green Card (Kartë Jeshile).

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion