Situata e pandemisë në Shqipëri/ “Zëri i Amerikës”: Përhapja e Covid në kuota të papërfillshme

Aktualitet

Situata e pandemisë në Shqipëri/ “Zëri i

Në Shqipëri situata e Kornavirusit është në nivele thuajse të papërfillshme.

Gjatë javës së fundit (1 Qershor – 7 Qershor), u shënua vetëm një viktimë, një 63 vjeçare nga Saranda e cila humbi jetën këtë të hënë.

Ndërsa në spital rezultojnë të shtruar 24 persona, nga 39 të sëmurë që ishin të hënën e shkuar më 31 Maj. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shendetësisë vetëm 6 persona po kurohen në terapi intensive. Rënia e vazhueshme e numrit të pacientëve bëri që pak ditë më parë spitali “Shefqet Ndroqi” t’i rikthehej normalitetit, dhe rastet me COVID 19 të trajtohen vetëm në Spitalin Infektiv.

Edhe rastet e reja janë në kuotat më të ulta që nga nisja e pandemisë. Në total gjatë gjithë javës së shkuar numërohen 69 të infektuar rishtazi, ose 31 përqind më pak se në javën pararendëse (25 Maj -31 Maj). Megjithatë testimet kanë vijuar të mbeten në nivele të larta. Gjatë gjithë javës janë kryer 20.554 tamponë me një mesatare ditore prej 2936 testimesh. Për pasojë përqindja e pozitiviteti (raporti mes testimeve dhe rasteve të reja) ka rënë në nivelet e 0.33 përqind. Pozitiviteti është treguesi i transmetueshmërisë së virusit në komunitet.

Aktualisht në të gjithë vendin numri i rasteve ende aktive ka zbritur në 230 të infektuar, nga të cilët gjysma e tyre janë në Tiranë (60 raste) dhe në Shkodër (54 raste).

Në ndërkohë, në vend po vijon procesi i vakinimit. Të dhënat zyrtare tregojnë se deri më tani janë kryer në total 798,624 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 306,102 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës./Voa

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion