Gazetari i BBC sulmohet nga turma e protestuesve, policia nuk reagon (VIDEO)
Lajmifundit
/
15 Qershor 2021, 18:34
Bota

Protestuesit kundër bllokimit në Londër kanë sulmuar gazetarin e BBC.
Redaktori politik i Newsnight Nicholas Watt u ndoq gjatë një demonstrate pranë Downing Street të hënën.
Watt u detyrua të kalonte nëpër turmë përtej një vargu oficerësh policie ndërsa njerëzit bërtisnin “tradhtar” dhe sharje të tjera ndaj tij.
Incidenti ka provokuar kritika të shumta dhe shprehje solidariteti me Watt, i cili u përpoq t’i shpëtojë abuzimit dhe të largohej nga zona.
Ajo që vihet re është se efektivët e policisë kanë parë të gjithë skenën dhe nuk kanë reaguar.


