Fotoja virale, Erdogan lë në këmbë presidenten e KE, Von der Leyen e vetmja pa karrige në takim

Bota

Fotoja virale, Erdogan lë në këmbë presidenten e KE, Von der

Presidentja e Komisionit Europian u përball me një surprizë të pakëndshme gjatë vizitës së saj në Ankara.

Gjatë takimit me kreun e shtetit turk, shërbimi i protokollit i presidencës kishte parashikuar vetëm një ulëse në krahun e djathtë të Erdoanit, vend të cilin e zuri bashkëshoqëruesi i Von Der Leyenit në këtë vizitë, presidenti i Këshillit Europian Sharl Mishel.

Ursula von der Leyen u detyrua të ulej në divanin e madh të sallës, përballë kryediplomatit turk Mevlut Çavushollu, edhe presidentja e Komisionit Europian renditet më lartë në rangjet diplomatike.

Për këtë gabim të qëllimshëm apo jo, reaguan zëdhënësit e Komisionit në Bruksel të cilët thanë se von der Leyen kishte mbetur e habitur nga mungesa e përgatitjeve nga pala turke, që sipas tyre ishte në dijeni të pranisë së saj.

Mes çështjeve që shefja e KE-së kishte në axhendë për diskutim me presidentin turk ishte edhe tërheqja muajin e kaluar e Turqisë nga Konventa e Stambollit kundër dhunës ndaj grave. Marrëdhëniet BE-Turqi janë ftohur që pas grushtit të dështuar të shtetit të korrikut 2016.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion