Foto/ Pamje nga ceremonia zyrtare, Putin e mbush kryeqytetin me billborde për Vuçiç!
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç mbërriti në Moskë, pavarësisht kritikave të ashpra nga Bashkimi Europian dhe tentativës për ta ndalur fluturimin e tij, nga autoritetet letoneze dhe lituaneze.
Aeroplani presidencial u ul në aeroportin e Vnukovos në orën 16:30, pas ndalesës që pati në Azerbjxhan ditën e djeshme, sepse rrezikohej nga raketat ukrainase në zonën e luftës. Për t’i bërë karshillëk europianëve që i dolën kundër, Vladimir Putin e ka pritur Vuçiç me mesazhe të ngrohta mirëseardhjeje.
Konkretisht, një mesazh drejtuar presidentit serb u shfaq në disa tabela reklamash në të gjithë kryeqytetin rus.
“Mirë se vini, Shkëlqesia Juaj, Presidenti i Republikës së Serbisë, z. Aleksandër Vuçiç”, shkruhet në tabelat e reklamave në serbisht dhe rusisht.