Foto/ Ceremonia e përurimit të tij, Papa Leon XIV "thyen" protokollin, përqafon vëllain!

Ditën e sotme në Vatikan u zhvillua ceremonia e përurimit të Papa Leonit të XIV ku të pranishëm ishin mijëra besimtarë, por edhe delegacione zyrtare e fetare nga e gjithë bota.
Një moment emocional u regjistrua gjatë kësaj ceremonie kur Papa Leoni XIV theu protokollin dhe përqafoi vëllanë e tij Luis gjatë përshëndetjeve me delegacionet.
Vëllai Louis iu afrua Papës duke shkëmbyer përqafime me njëri-tjetrin. Prevosti foli për disa çaste dhe pastaj vazhdoi me përshëndetjet institucionale. Gjithashtu nga imazhet e kapura nga ceremonia shihet dhe prania e Sekretarit amerikan të Shtetit Marco Rubio dhe Kryeministres italiane Giorgia Meloni teksa dhe komunikojnë së bashku.


