Detaje nga ngjarja e rëndë në Roskovec/ 4-vjeçarja po luante në oborrin e shtëpisë, muri rrethues u shemb dhe…

Aktualitet

Detaje nga ngjarja e rëndë në Roskovec/ 4-vjeçarja po

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur pak më parë në Roskovec. Mësohet se 4-vjeçarja ishte duke luajtur në oborrin e banesës kur murri rrethues u shemb dhe e zuri poshtë.

Për pasojë vogëlushja humbi jetën.

"Rreth orës 12:40, në fshatin Suk 2, Roskovec, dyshohet se është shembur një mur rrethues në pronësi të shtetasit L. T., dhe për pasojë ka zënë poshtë vajzën e tij të mitur rreth 4 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë, sipas BW.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes", njoftoi policia.

ME TE LEXUARAT