“Llogaria juaj bankare është pezulluar”, kujdes, si po tentojnë mashtruesit të vjedhin qytetarët e Shqipërisë?

Aktualitet

“Llogaria juaj bankare është pezulluar”, kujdes, si po
Mesazhe të rreme në emër të Bankës së Shqipërisë po u dërgohen qytetarëve, duke i njoftuar se llogaria e tyre bankare është pezulluar dhe se duhet të klikojnë në një lidhje për të përditësuar të dhënat.

Banka e Shqipërisë paralajmëron se këto mesazhe janë mashtrim dhe synojnë të vjedhin të dhënat personale dhe bankare të qytetarëve.

Qytetarëve u kërkohet të mos klikojnë lidhjet e dërguara, të mos u përgjigjen mesazheve dhe të mos japin të dhëna të kartave bankare, fjalëkalime, kode PIN apo kode verifikimi.

Nëse kanë dhënë të dhëna ose vërejnë veprime të paautorizuara në llogaritë e tyre, duhet të kontaktojnë menjëherë bankën përmes kanaleve zyrtare. Banka e Shqipërisë u bën thirrje gjithashtu qytetarëve që çdo mesazh të tillë ta raportojnë pranë organeve kompetente.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion