Fauci bën paralajmërimin: Vala e fundit e COVID-19 do të jetë më e rënda
Lajmifundit
/
2 Gusht 2021, 20:58
Bota

"Vala e fundit e Covid-19 do të jetë më e rënda",- ka deklaruar Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për shëndetësi, Antony Fauci.
Fauci ka thënë se Shtetet e Bashkuara duhet të punojnë shumë që të zbresin lakoren, që së fundmi ka shpërthyer si rezultatet e variantit të ri Delta.
“Gjërat janë duke u përkeqësuar. Megjithatë nuk besoj se do të ketë izolim. Kemi mjaft raste, por jo mjaftueshëm që vendi të mbyllet sërish”- tha Fauci për televizionin amerikan ABC.


