Mijëra raste të me COVID në Itali, rritet numri i viktimave

Bota

Mijëra raste të me COVID në Itali, rritet numri i viktimave

Ministria e Shëndetësisë në Itali deklaron se gjatë 24-orëve janë regjistruar 3,190 raste të reja me koronavirus nga 83,223 teste të kryera.

Gjithashtu mësohet  se si pasojë e sëmundjes e kanë humbur jetën edhe 20 qytetarë, krahasuar me pesë që u regjistruan një ditë më parë.

Sipas raportimeve, ka një rritje të numrit të pacientëve me simptoma (+116) dhe një rritje në vendet e zëna në njësitë e kujdesin intensiv.

Ndërsa, indeksi i pozitivitetit qëndroi në 3.8%. Pranimet ditore në spitalet Covid, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, ishin 25 (të dielën ishin 22). Pacientët me simptoma në repartet e zakonshme shkojnë në mbi dy mijë: numërohen 2,070 të tillë, 116 më shumë se një ditë më parë.

ME TE LEXUARAT