Shqipëria firmos akordet “Artemis”/ Bëhet pjesë e marrëveshjeve Artemis për eksplorimin e hapësirës

Aktualitet

Shqipëria firmos akordet “Artemis”/ Bëhet pjesë e

Shqipëria i është bashkuar komunitetit ndërkombëtar për eksplorimin paqësor, transparent dhe të përgjegjshëm të hapësirës.

Marrëveshjet Artemis, të udhëhequra nga NASA dhe Shtetet e Bashkuara, u nënshkruan nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, në selinë qendrore të NASA-s në Uashington.

Në ceremoninë e nënshkrimit morën pjesë edhe përfaqësues të lartë të NASA-s dhe Departamentit amerikan të Shtetit.

Ministri Hoxha e cilësoi këtë një moment të rëndësishëm për Shqipërinë, duke e lidhur anëtarësimin me besimin te shkenca, inovacioni dhe bashkëpunimi ndërkombëtar.

Hoxha theksoi gjithashtu se ky hap i jep një dimension të ri partneritetit strategjik Shqipëri-SHBA, veçanërisht në fushën e inovacionit dhe progresit teknologjik.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion