Aktivisti: Qeveria ka thyer rekord Guinness për vjedhje masive! Përgjegjësia është individuale dhe ai është ...

Një aktivist, gjatë protestës kundër qeverisë, ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me vendosjen në arrest shtëpie të drejtoreshës së Shërbimin Informativ të Shtetit (SHISH), Vlora Hyseni.
“Sot i ra maska e parafundit e institucionit më të rëndësishëm kombëtar, si ai i Shërbimit Informativ. Shërbimi Informativ është shtylla kryesore për sigurinë e një shteti dhe sot i ra maska atij institucioni që ne na ka quajtur agjentë. Dhe në fakt, dolën që janë vetë agjentë”, u shpreh ai.
Në vijim, ai tha se protesta nuk vijon për të vendosur rekorde për kohëzgjatjen, por kundër qeverisë që ka thyer rekorde Guinness duke bërë vjedhje masive.
Aktivisti u ndal edhe te hetimet ndaj dy ish-zëvendësve të Edi Ramës, Belinda Ballukut dhe Arben Ahmetajt.
“Keni dy ish-zëvendëskryeministra, një në kërkim ndërkombëtar dhe njëra që pritet urdhër-arresti për vjedhje dhe për organizata kriminale. Janë dy zëvendësit e tu, o kryeministër”, u shpreh ai, ndërsa theksoi se “zoti kryeministër, vazhdon të fshihet pas gishtit dhe thotë ‘përgjegjësia është individuale’. Në fakt, është i vetmi rast ku ka të drejtë. Po përgjegjësia është individuale dhe ai individ është Edi Rama”.
Aktivisti: Sot i ra maska e parafundit e institucionit më të rëndësishme kombëtare, si ai i Shërbimit Informativ. Shërbimi Informativ është shtylla kryesore për sigurinë e një shteti dhe sot i ra maska atij institucioni që ne na ka quajtur agjentë. Dhe në fakt, dolën që janë vetë agjentë.
Dua të inkurajoj çdo inspektor, oficer të SHISH-it, që është i pastër dhe i palyer, të vazhdojnë të bëjnë punën e tyre, sepse nuk do të jetë larg dita që në krye të tyre do të jetë një person që di ta bëjë punën siç duhet.
Ne nuk po protestojmë për të thyer rekorde Guinness, për jetëgjatësinë më të madhe të protestës, por po protestojmë sepse kemi qeveri që ka thyer rekorde Guinness duke bërë vjedhje masive, vjedhje pas vjedhjeje. Këto i kemi me prova konkrete.
Keni dy ish-zëvendëskryeministra, një në kërkim ndërkombëtar dhe njëra që pritet urdhër-arresti për vjedhje dhe për organizata kriminale. Janë dy zëvendësit e tu, o kryeministër.
Kemi kryetarin e bashkisë më të madhe të shtetit tonë në burg, po nga qeveria jote, për vjedhje. Kemi kryesues, anëtarë të komisioneve dhe të ligjeve që janë në përgjime për vjedhje votash dhe për pjesëmarrje në organizata kriminale.
Dhe, zoti kryeministër, vazhdon të fshihet pas gishtit dhe thotë “përgjegjësia është individuale”. Në fakt, është i vetmi rast ku ka të drejtë. Po përgjegjësia është individuale dhe ai individ është Edi Rama.


