Anija gjigande bllokon Kanalin e Suezit, rrezikohet katastrofë për ushqim dhe vonesa në vaksina

Bota

Anija gjigande bllokon Kanalin e Suezit, rrezikohet katastrofë për

Një nga anijet më të mëdha në botë ka bllokuar kanalin e Suezit, duke rrezikuar të shkaktojë vonesa që mund të sjellin katastrofa në ushqim, por edhe në transportin e vaksinave.

Anija e transportit, MV Ever Given, e cila është e gjatë 400 metra dhe gjerësi 53 metra, ka një ngarkesë 200 mijë tonë.

Anija gjigande bllokon Kanalin e Suezit, rrezikohet katastrofë për

Anija mbeti e bllokuar në kanalin e Suezit në Egjipt rreth orës 07:40 të së martës.

Janë ende të paqarta shkaqet që sollën vendosjen e anijes në një pozicion që nuk lejon mjetet e tjera të lundrojnë, por një zëdhënës i autoriteteve u shpreh se një stuhi rëre mund të ketë ndikuar në bllokimin e pamjes së kapitenit.

Të paktën 100 anije të tjera kanë mbetur të bllokuara, ndërsa rimokiatorët janë dërguar për lëvizjen e anijes, por deri tani ende nuk ka ardhur zgjidhja.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion