RENEA zbarkon në Vlorë, detajet e para nga operacioni i papritur në Lungomare
Lajmifundit
/
14 Qershor 2021, 20:32
Aktualitet

Forcat RENEA kanë zbarkuar ditën e sotme në Lungomare të Vlorës në një aksion të papritur.
Mësohet se operacioni, po zhvillohet për të gjetur dhe arrestuar personat e shpallur në kërkim. Në pranga është vendosur Edison Begaj.
Vlora konsiderohet si një nga qytetet që shpesh bëhen atentate mafioze, ku jo në pak raste, ka pasur dhe viktima.


