Erdogan thirrje për njohjen e shtetit të Palestinës: Lejoni hyrjen e ndihmave humanitare!

Bota

Erdogan thirrje për njohjen e shtetit të Palestinës: Lejoni

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka reaguar në lidhje me njohjen e shtetit të Palesitnës.

Përmes një postimi në rrjetin social “X” Erdogan foli në lidhje me Konferencën e Nivelit të Lartë mbi Zgjidhjen mes Francës dhe Arabisë Saudite.


Njohjen e Palestinës Erdogan e ka cilësuar si një akt që do të sjellë forcimin e pozicionit historik.

“Shpresoj që vendet që demonstrojnë guximin për të njohur Shtetin e Palestinës do ta konsolidojnë këtë pozicion historik me masa të vendosura, konkrete dhe parandaluese”, tha udhëheqësi turk.

Ndër të tjera, presidenti turk i ka bërë thirrje Izraelit të tërheq trupat e tij nga Gaza dhe duke theksuar nevojën për të vendosur “një armëpushim”.


Presidenti në deklaratën e tij ka mëshuar te çështja që duhet të sigurohet hyrja e ndihmës humanitare në Rripin e Gazës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion