Skemat piramidale online të shtrira edhe në Tiranë e Lezhë, investuan edhe policët

Aktualitet

Skemat piramidale online të shtrira edhe në Tiranë e Lezhë,

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga hetimet për skemat piramidale online. Dje u arrestua edhe Ereledio Shebeku, 35 vjeç.

Sipas policisë, ai dyshohet si organizatori kryesor për zonën e Divjakës në lidhje me organizimin e këtyre skemave, ndërsa në kërkim vijon të jetë partnerja e tij.

Ndërkohë burime nga Policia bëjnë me dije se bazat kryesore të skemave piramidale nuk janë vetëm në Divjakë, por po hetohen nga Drejtoria e Krimit Kibernetik edhe grupe më të mëdha të skemave piramidale online, kryesisht në Tiranë, por edhe në Lezhë.

Këto grupe kanë mashtruar mijëra qytetarë, madje pre e mashtrimit kanë rënë edhe vetë efektivët e policisë.

Burime të besueshme i thanë A2CNN se qindra efektivë policie të rolit bazë (inspektorë) në Tiranë por edhe në Lezhë kanë rënë pre e mashtrimit të skemave piramidale online duke investuar para.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion