Shkarkimi i kryebashkiakut Erion Veliaj/ Mblidhet komisioni i ligjeve i Këshillit Bashkiak

Në orën 10:00 ka nisur mbledhja e Komisionit të Ligjeve në Bashkinë e Tiranës, ku pritet të futet në rend dite kërkesa e këshilltarëve socialistë për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut.
Në mbledhje pritet të shqyrtohet nga ana procedurale kërkesa për shkarkimin e Veliajt, ndërsa ky takim i paraprin mbledhjes së këshillit në orën 16:00.
Kërkesa, e mbështetur nga anëtarët socialistë të këshillit, bazohet në nenin 62 të ligjit “Për Vetëqeverisjen Vendore”, i cili parashikon shkarkimin e një kryebashkiaku nëse ai mungon në detyrë për më shumë se tre muaj pa ndërprerje.
Sipas këshilltarëve, që prej arrestimit të Veliajt më 10 shkurt, Tirana ka qenë pa një drejtues të zgjedhur dhe situata kërkon një zgjidhje të menjëhershme.


