AstraZeneca “goditet” sërish, Belgjika pezullon përdorimin e vaksinës

Bota

AstraZeneca “goditet” sërish, Belgjika pezullon përdorimin

Qeveria belge ka vendosur që të pezullojë përdorimin e vaksinës Oxford-AstraZeneca, pasi EMA deklaroi një ditë më parë se ekziston rreziku i mpiksjes së gjakut. Mësohet se Belgjika ka pezulluar vaksinimin për moshat 18 deri 55 vjeç.

Ndërsa kujtojmë se një ditë më parë, Agjencia Europiane e Barnave tha se ekzistonte një lidhje e mundshme midis vaksinës dhe mpiksjeve të rralla të gjakut, duke rritur dyshimin e vendeve për këtë vaksin, ndonëse po EMA tha se vaksina nuk duhet të pezullohej.

EMA shtoi gjatë fjalës së saj në konferencë se përfitimet që vaksina në fjalë fal,  tejkalojnë rreziqet, duke marrë parasysh rrezikun e armikut të padukshëm.

ME TE LEXUARAT