E rëndë në Ugandë, 34 vjeçari vret me thikë 4 fëmijë

Bota

E rëndë në Ugandë, 34 vjeçari vret me thikë 4

Një ngjarje tragjike ka tronditur kryeqytetin e Ugandës, Kampala, ku një burrë hyri me forcë në një kopsht dhe therë për vdekje një vajzë dhe tre djem, të moshës dy dhe tre vjeç.

Policia ka arrestuar një të dyshuar 34-vjeçar, ndërsa motivi i sulmit mbetet nën hetim.

Dëshmitarët tregojnë se autori hyri në kopsht duke u shtirë si prind dhe sulmoi fëmijët pas një bisede me drejtorin e institucionit.

Prindërit e viktimave përpiqeshin ta ndalonin para se të arrestohej. Incidenti ka shkaktuar tronditje dhe reagime të forta në të gjithë vendin, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbuluar shkaqet e sulmit.

ME TE LEXUARAT