Tërmet i fuqishëm 7.4 ballë godet Indonezinë, një viktimë dhe dëme të shumta

Bota

Tërmet i fuqishëm 7.4 ballë godet Indonezinë, një

Një tërmet me magnitudë 7.4 ballë tronditi në mëngjes Detin Molucca, pranë ishullit Ternate në Indonezi, duke shkaktuar panik mes banorëve dhe dëme në disa ndërtesa.

Epiqendra ndodhej mes ishujve Ternate dhe Manado, në një thellësi prej 35 kilometrash.

Bilanci paraprak tregon një grua 70-vjeçare të vdekur nga rrënojat dhe një person të plagosur gjatë përpjekjes për të shpëtuar.

Qendra e Paralajmërimit për Cunami lëshoi alarm për valë të mundshme nën 30 cm, por më vonë e hoqi paralajmërimin pasi rreziku u vlerësua i ulët.

Pamjet nga Manado tregojnë qytetarë që ecin mes rrënojave dhe britma paniku.

Ekspertët vënë në dukje se Indonezia, pjesë e “Unazës së Zjarrit” të Paqësorit, është një nga zonat më sizmike aktive në botë, ku tërmetet e forta janë të zakonshme.

ME TE LEXUARAT