E rëndë në Greqi,18-vjeçari mbyti nënën me peshqir dhe njoftoi policinë: Ejani se e vrava!

Bota

E rëndë në Greqi,18-vjeçari mbyti nënën me

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në zonën e Flamoulit të Trikalës, ku një i ri 18 vjeç ka telefonuar vetë Departamentin e Policisë dhe ka deklaruar se kishte vrarë nënën e tij.


Sipas informacioneve paraprake, i riu, i cili jetonte me të atin pas ndarjes së prindërve, dyshohet se e ka mbytur nënën e tij me një peshqir gjatë një konflikti ende të paqartë dhe më pas ka njoftuar autoritetet.

Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe e ka arrestuar 18-vjeçarin, ndërkohë që trupi i pajetë i 54-vjeçares u gjet brenda banesës.

Në vendngjarje është thirrur një mjek ligjor, i cili do të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes.

Hetimet janë në vijim dhe autoritetet po punojnë për të zbardhur rrethanat që çuan në këtë krim të rëndë familjar, i cili ka shokuar komunitetin lokal.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion