Arrestimi i avokatit Ulian Barjami, Prokuroria e Elbasanit e kalon çështjen te ajo e Tiranës

Aktualitet

Arrestimi i avokatit Ulian Barjami, Prokuroria e Elbasanit e kalon

Avokati Ulian Barjami u lirua nga qelia pasditen e djeshme, pas tre ditësh ndalim me urdhër të Oficerëve të Policisë Gjyqësore.

Arrestimi i tij erdhi pas një kallëzimi të bërë nga prokurori Gjergji Ceka, i cili pretendoi se ishte kërcënuar nga avokati gjatë një seance gjyqësore në Gjykatën e Elbasanit.


Ndërkohë, Inspektorati i Lartë i Drejtësisë (ILD) ka nisur verifikimet me iniciativë për këtë çështje, për të shqyrtuar ligjshmërinë e veprimeve procedurale që çuan në ndalimin e Barjamit. Sot, inspektorë të ILD-së kanë mbërritur në Elbasan për të administruar dokumentacionin dhe për të analizuar rrethanat e ndalimit.

Gjykata e Elbasanit vendosi dje lirimin e menjëhershëm të avokatit, duke argumentuar se nuk kishte asnjë arsye ligjore për mbajtjen e tij në izolim. Vendimi ka ngritur pikëpyetje dhe debat në radhët e juristëve dhe opinionit publik për mënyrën e trajtimit të rasteve të tilla.

Ndërkohë Prokuroria e Elbasanit ka shpallur moskompetencën dhe ka dërguar në Tiranë çështjen për avokatin Ulian Barjami. Pretendim është bërë konflikti i interesit, pasi padia kundër Barjamit është ngritur nga prokurori Gjergji Ceka, i cili ushtron funksionin e tij pranë kësaj prokurorie

 



ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion