E rëndë! 19-vjeçari vret prindërit, ju hedh helm në ushqim

Bota

E rëndë! 19-vjeçari vret prindërit, ju hedh helm në

Një 19 vjeçar nga Bolonja, Alessandro Asoli ka helmuar nënën dhe babain e tij, i cili humbi jetën menjëherë ndërsa nëna e tij u dërgua në gjendje të rëndë në spital. Djali u arrestua në shtëpinë e gjyshërve të tij dhe po merret në pyetje pasi ai iu dha helm prindërve në darkën që kishte gatuar.

Në kuzhinë u gjet gjithashtu një gotë me një substancë brenda që do të analizohet nga mjekësia ligjore. Alarmi u ngrit nga disa fqinjë, të cilët dëgjuan britma dhe zhurmë nga banesa.

Stafi shëndetësor e gjeti çiftin në gjendje kritike, ku 57-vjeçari vdiq në vend ndërsa gruaja u dërgua me urgjencë në spitalin Maggiore në Bolonjë.

Mediat italiane kanë raportuar se substanca që djali dyshohet të ketë përdorur për të helmuar nënën e tij dhe partnerin e saj ende nuk është analizuar, por nga hipotezat e para mund të jetë një përbërje kimike e blerë në internet.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion