Gjest i rrallë! Mandzukic heq dorë nga rroga me Milanin, ja arsyeja

Sport

Gjest i rrallë! Mandzukic heq dorë nga rroga me Milanin, ja arsyeja

Mario Mandzukic ishte një nga afrimet e Milanit në merkaton e janarit. Kuqezinjtë, të cilët po garonin në tre fronte në atë periudhë (kampionat, Kupë dhe Europa League), firmosën me sulmuesin kroat, një luftëtar në fushë, i cili ka aftësi goli, forcë, shtatlartësi dhe eksperiencë.

Për fatin e keq të tij dhe të Milanit, 34-vjeçari nuk ia ka dalë të japë aspak kontribut te kuqezinjtë. Vetëm 158 minuta aktivizim dhe asnjë gol i shënuar. Problemet fizike s’e kanë lënë të qetë dhe prej mesit të muajit shkurt qëndron jashtë.

Një gjë e tillë ka ndikuar që nënkampioni i botës me kombëtaren ballkanike, të heqë dorë me dëshirë nga rroga e muajit mars. Një gjest shumë i bukur i Mandzukic, i cili sapo është rikuperuar dhe shpreson t’i japë një dorë Milanit në fazën finale të sezonit.

Gjest i rrallë! Mandzukic heq dorë nga rroga me Milanin, ja arsyeja

“Një gjest i jashtëzakonshëm, që tregon etikën dhe profesionalizmin e Mario Mandzukic, por edhe respektin që ka për Milanin. Klubi do të ketë kështu mundësinë për të mbështetur më tej Fondacionin e Milanos.

Për projekte në favor të të rinjve në kushte të brishta socio-ekonomike dhe edukative, në të cilën sporti është një instrument i përfshirjes sociale“, deklaroi Paolo Scaroni, presidenti i shtatë herë kampionëve të Evropës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion