E rëndë, 16-vjeçarja humb jetën menjëherë sapo konsumoi ushqim fast-foodi

Bota

E rëndë, 16-vjeçarja humb jetën menjëherë sapo

Qytetarët e Selanikut janë të pikëlluar pas vdekjes të një 16-vjeçareje. Vajza ishte për pushime me miqtë e saj në Halkidiki kur tragjedia ndodhi.

Ajo ndërroi jetë në orët e para të së mërkurës në Halkidiki, kur konsumoi një hot-dog dhe dyshohet se pësoi një goditje alergjike.


Sipas nënës së saj, e reja kishte dalë për t’u argëtuar me miqtë e saj mbrëmjen e të martës, ndërsa të mërkurën në mëngjes ishin ulur për të ngrënë në një lokal me ushqim të shpejt.

“Vajza ime hëngri një hot-dog. Ajo ishte alergjike ndaj qumështit dhe gjithnjë ka qenë e kujdesshme kur hante jashtë. Nuk e di se çfarë ndodhi, nëse ka pasur apo jo bulmet në atë që ka konsumuar, por ajo është rrëzuar sapo e ka ngrënë”, ka thënë për mediat greke nëna e 16-vjeçares.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion