E quajti vrasës, Biden fton Vladimir Putin në takim

Bota

E quajti vrasës, Biden fton Vladimir Putin në takim

Presidenti amerikan Joe Biden ka ftuar homologun e tij rus, Vladimir Putin në një takim “në një vend të tretë”.  Ftesa erdhi gjatë një bisede telefonike mes dy krerëve të shteteve.

“Presidenti Biden ripohoi synimin e tij për ndërtimin e një marrëdhënie të qëndrueshme dhe të parashikueshme me Rusinë në përputhje me interesat e SHBA dhe propozoi një takim të nivelit të lartë në një vend të tretë në muajt e ardhshëm për të diskutuar gamën e plotë të çështjeve me të cilat përballen Shtetet e Bashkuara dhe Rusia,” tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë të martën

Shtëpia e Bardhë njofton se gjatë telefonatës e cila zhvillohet në një kohë tensionesh të ngritura Rusi-Ukrainë, Putini dhe Biden “diskutuan një numër çështjesh rajonale dhe globale”.
Po ashtu, ajo vjen pasi Joe Biden, kritikoi në mënyrë të fortë politikën e Kremlinit, duke e cilësuar presidentin rus Vladimir Putin si një vrasës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion