Greqia “kërcënon” Gjermaninë: Mos i shisni nëndetëse Turqisë

Bota

Greqia “kërcënon” Gjermaninë: Mos i shisni

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias ka paralajmëruar Gjermaninë të mos i shesë nëndetëse Turqisë, pasi ky veprim sipas tij do t`i ndryshojë ekuilibrat në Detin Egje në favor të Ankarasë.

Kryediplomati grek zhvilloi një takim në Athinë me zëdhënësin e grupit parlamentar të Social Demokratëve (SPD) për punët e jashtme në parlamentin gjerman, Nils Schmid.

“Unë nuk mund të mos shpreh zhgënjimin tonë të thellë për rolin e SPD lidhur me embargo e armëve ndaj Turqisë. Si Kryeministri Mitsotakis, ashtu edhe unë ua kemi thënë pothuajse të gjithëve në Gjermani sesa e nevojshme është të ruhet ekulibri në Egje”, tha Dendias.

Athina u ka kërkuar vazhdimisht partnerëve të saj në BE të vendosin një embargo armësh ndaj Turqisë, nisur nga përshkallëzimi i mosmarrëveshjeve mes dy vendeve në Mesdheun Lindor, që i cuan ato në prag të konfliktit të armatosur.

Gjermania, Spanja dhe Italia kanë bllokuar kërkesën e Greqisë në Këshillin e BE-së, ndërsa SPD votoi së fundi projekt-ligjit që ndalon eksportin e nëndetëseve në Turqi. Dendias pretendon se dorëzimi i nëndetëseve një vendi që vazhdon të destabilizojë rajonin, do të ndryshojë balancën e pushtetit në kurriz të shteteve që sipas tij duan qëndrueshmëri dhe respektojnë rregullat ndërkombëtare.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion