Dy të arrestuar, Macron flet pasi u qëllua me shuplakë: Jam mirë!

Bota

Dy të arrestuar, Macron flet pasi u qëllua me shuplakë: Jam

Presidenti francez, Emmanuel Macron reagoi për herë të parë pas incidentit që u shënua këtë të martë, kur u godit me shuplakë nga një qytetar.

Macron tha se kjo ngjarje duhet të lihet pas dhe të mos u kushtohet vëmendje njerëzve të dhunshëm.

“Unë jam mirë. Ne duhet ta vendosim në perspektivë këtë incident, i cili mendoj se është një ngjarje e izoluar.

Le të mos lejojmë që ngjarjet e izoluara, individë ultra të dhunshëm të kapin debatin public, ata nuk e meritojnë atë.”

Gjatë vizitës në juglindje të vendit, teksa po takonte qytetarët, njëri prej tyre, me syze dhe maskë, e goditi me shuplakë Macron, duke bërtitur parrulla kundër presidentit francez. Pas ngjarjes, dy persona u arrestuan.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion