Dritë në fund të tunelit, të gjithë personat mbi 50 vjeç në Britani të Madhe janë vaksinuar

Bota

Dritë në fund të tunelit, të gjithë personat mbi 50

Të gjithë personat mbi 50 vjeç dhe ata të grupeve me rrezik të lartë në Mbretërinë e Bashkuar kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit, bëri të ditur qeveria britanike.

Kjo do të thotë se autoritetet kanë përmbushur qëllimin e tyre për t’iu dhënë dozën e parë nëntë grupeve me prioritet, deri më 15 prill. Qeveria tha se është në rrugë të duhur për t’iu ofruar dozën e parë të gjithë të rriturve deri në fund të korrikut.

Mbi 32 milionë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar kanë marrë tashmë dozën e parë, ndërsa mbi 7.6 milionë kanë marrë dy doza, që do të thotë se janë vaksinuar plotësisht.

Megjithatë kryeministri Boris Johnson bën thirrje për kujdes, dhe paralajmëron se ulja e numrit të infektimeve dhe vdekjeve lidhet jo vetëm me vaksinimin por edhe izolimin disa mujor.

 

ME TE LEXUARAT