“Do të shtypeni si insekt”, Lukashenko zbardh bisedën me kreun e Wagner pas rebelimit

Bota

“Do të shtypeni si insekt”, Lukashenko zbardh bisedën me

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko ka zbuluar një pjesë të bisedës së tij me liderin e Wagner, Yevgeny Prigozhin. Ai tha se e paralajmëroi Prigozhinin së nëse do të vazhdonte marshimin e trupave të tij drejt Moskës, do të shtypej si insekt nga ushtria ruse.

“Do të shtypeshit si një insekt që në mesin e rrugës”, i ka thënë Lukashneko Prigozhinit, sipas mediave shtetërore bjelloruse. Ndërsa Prigozhin besohet se i ka thënë “Ne duam drejtësi! Ata duan të na mbytin! Ne do të shkojmë në Moskë!”

“Për një kohë të gjatë u përpoqa ta bindja. Dhe në fund i thashë se ‘E di, mund të bësh çfarë të duash. Brigada jonë është gati për transferim në Moskë’”, është shprehur Lukashenko.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion