Turizmi "i lëmoshës", si lypësit po fitojnë deri në 1 mijë euro në pak ditë në këtë qytet

Soft

Turizmi "i lëmoshës", si lypësit po fitojnë deri

Përpos turizmit, ka njerëz që në Venecia po shkojnë për atë që quhet “biznesi i lëmoshës.” Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për persona nga Europa Lindore që fitojnë nga 500 deri në 1, 000 euro në shumë pak ditë.
I vetmi shpenzim që duhet të përballojnë këta vizitorë është bileta e autobusit me kosto të ulët që i çon nga vendet e origjinës në Venecia. Qyteti, i rrethuar gjithnjë e më shumë nga turistët, duhet të merret edhe me menaxhimin e këtyre flukseve.

Udhëtimet e lira për të fituar para me lëmoshë, shkruan “Messenger”, nisën të shtoheshin me përhapjen e fjalës nga lypsarët vendas të cilët ishin të parët që e panë që mund të fitonin mirë.
Afërsia e qytetit me kufirin me Evropën Lindore e bën destinacionin edhe më tërheqës, veçanërisht pasi Serenissima tani është e rrethuar nga turistët 12 muaj në vit.

Lypësit kalojnë disa ditë në qytet dhe më pas kthehen në shtëpi me paratë e fituara në rrugë. Gjatë qëndrimit të qytet ata shkojnë në mensa ku disa shoqata u japin për të ngrënë dhe u sigurojnë një shtrat ku të flenë.
Për pastrim, përpara se të kthehen në shtëpi, ata drejtohen te shatërvanet publike.

 

ME TE LEXUARAT