Rritet numri i infektimeve në Itali, regjistrohen 77 viktima gjatë 24 orëve të fundit

Bota

Rritet numri i infektimeve në Itali, regjistrohen 77 viktima gjatë 24

Autoritetet shëndetësore në Itali kanë raportuar të dhënat e fundit të ecurisë së COVID-19 atje.


Në të gjithë territorin përtej Adriatikut, në 24 orët e fundit, janë regjistruar 2.199 të infektuar, ku krahasuar me një ditë më parë, ka një rritje me rreth 400 të infektuar më shumë. Sa i përket numrit të fataliteteve ato janë në rënie.

Në 24 orët e fundit janë shënuar 77 viktima, ndërsa një ditë më parë, janë regjistruar 102. Sa i përket viktimave në total, që prej shpërthimit të virusit ato janë 126.767.

Ministria e Shëndetësisë, njofton se në spitale shtrimet e pacienteve kanë rënë, po ashtu, edhe në njësitë e kujdesit intensiv.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion