FBI gjen në telefonat e diplomatit amerikan fotot e 23 grave

Bota

FBI gjen në telefonat e diplomatit amerikan fotot e 23 grave

Një ish-diplomat amerikan mund të përballet me burgim të përjetshëm, pasi u shpall fajtor për përdhunimin dhe drogimin e 23 grave për 14 vite rresht. Gjatë asaj periudhe ai punonte në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Mexico City.

Sipas Departamentit të Drejtësisë, Brain Jeffrey Raymond nga La Mesa, Kaliforni, u shpall fajtor të premten. 45-vjeçari akuzohet për abuzim seksual federal dhe transportimin të akuzave materiale të pahijshme.Diplomati amerikan akuzohet për përdhunim dhe drogim të 23 grave,

Hetimi i parë për Raymond nisi kur një grua nudo u pa duke bërtitur për ndihmë në ballkonin e apartamentit të tij në Mexico City, majin e kaluar.Gruaja i tha FBI-së se nuk i kujtoheshin ngjarjet, pasi kishin konsumuar pije dhe ushqim të siguruar nga 45-vjeçari. Ky i fundit u arrestua në La Mesa tetorin e kaluar, për akuzën detyrim dhe joshje.

Gjatë hetimit të gjatë, agjentët e FBI-së janë shprehur se kanë gjetur qindra fotografi dhe video në telefonat e Raymond apo pajisje të tjera elektronike, që përshkruanin më shumë se 20 gra pa ndjenja dhe nudo, ose pjesërisht të zhveshura.

 

ME TE LEXUARAT