Dhunë dhe vrasje në Meksikë, qytetari hedh një kokë të prerë në një qendër votimi

Bota

Dhunë dhe vrasje në Meksikë, qytetari hedh një kokë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Meksikë një ditë më parë. Mësohet se një burrë hyri në një qendër votimi në Tijuana dhe hodhi një kokë njeriu të prerë. Policia arriti të arrestojë autorin i cili tentoi të largohet nga vendi ngjarjes.

Ndërkohë, mediat vendase shkruajnë se në zgjedhjet në Meksikë këtë vit ka shkaktuar dhunë masive. Një zyrtar i lartë i shtetit tha se zgjedhjet po mbahen në mes të një epidemie të koronavirusit, vaksinimit dhe dhunës së klaneve kriminale dhe 91 politikanë, kryesisht kandidatë të opozitës, u vranë në fushatën zgjedhore.

Analistët pretendojnë se shumica e veprimeve të dhunshme në periudhën parazgjedhore ishin drejtuar zyrtarëve komunalë pasi klanet kriminale donin të ushtronin presion dhe të ndikonin në rezultatet e procesit zgjedhor, duke shpresuar për më pak kontroll dhe shtypje të trafikut të drogës.

ME TE LEXUARAT